2 shkurt, 2017 – Mbrëmë organizatori i ndeshjeve parakualifikuese të Grupit E për “Euro 2018” në futsall, shtroi një darkë të përbashkët ku morën pjesë përfaqësues nga delegacionet e 4 federatave pjesëmarrëse në këto gara parakualifikuese. Delegacionin e Kosovës e përfaqësuan Iljaz Mjaku anëtar i KE të FFK-së dhe përgjegjës për futsall si dhe Rasim Gimolli, kryetar i Komisionit për futsall. Gjatë darkës u shkëmbyen mendime për zhvillimin e futsallit si dhe për bashkëpunimin e federatave në të gjitha nivelet. Në fund u shkëmbyen edhe dhurata modeste.