2 shkurt, 2017 – E nisi mirë, por ja që në ndeshjen e fundit me humbjen nga Danimarka, Përfaqësuesja e Kosovës në futsall nuk arriti të kualifikohet për raundin tjetër të garave kualifikuese për “Euro 2018”, ndonëse nga gjithë pjesëmarrësit llogaritej favorite. Danimarka u kualifikua në saje të fitores ndaj nesh, ndryshe sikur ne edhe danezët ishin me 6 pikë në grup.
Ndeshja me danezët ishte shumë e fortë, sidomos pjesa e parë. Lojë e shpejtë dhe me plotë aksione. U shënua vetëm një gol dhe atë në minutën e 7-të, kur Arbër Dobroshi shënoi pas një aksioni të gjatë të futbollistëve të Kosovës. Edhe danezët patën disa raste shënimi për Prençi si gjithmonë ishte në vendin e duhur. Edhe pjesa e dytë ishte mjaft e fortë. Danezët ishin nga pikëpamja fizike shumë më të përgatitur, përderisa në radhët e Përfaqësueses së Kosovës ndihej lodhja. Kështu danezët sulmuan parreshtur derisa në minutën e 29-të Cuthebert barazoi rezultatin në 1:1. Pas barazimit futbollistët e Kosovës u orvatën të shënojnë, por humbnin raste edhe të qind për qindta. E nga ana tjetër futbollistët e Danimarkës sikur marrin krah dhe me të gjitha forcat sulmuan dhe në minutën 37-të Peter shënoi për rezultatin 2:1, epilog ky përfundimtar i ndeshjes. Kosova pati shpresa për kualifikim edhe pas kësaj humbje, por i duhej fitorja e Qipros në duel me Norvegjinë. Fatkeqësisht ky duel u mbyll pa fitues (4:4) dhe kësisoj këtu edhe përfundoi aventura e parë e Kosovës në garat ndërkombëtare në futsall.
 
Ramadan Cimili, përzgjedhës
Patëm një fillim të mirë, por djemtë e humbën forcën dhe freskinë. Danezët luajtën më mirë ishin më të përgatitur fizikisht dhe kjo e bëri të veten. Pavarësisht kësaj ne luajtëm mirë në përgjithësi dhe lamë përshtypje jashtëzakonisht të mirë te të gjithë pjesëmarrësit.
 
Kosova – Danimarka 1:2 (1:0)
Salla e Sporteve: Tassos Papadopulos
Gjyqtarë: Moshe Bahbot, Aleksandreas Silva
Shënues: Dobroshi (7) për Kos, e Cutheberg (29) e Piter (37) për Dan.
Kosova: Alfred Prenqi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Shkodran Loshaj, Arbër Dobroshi, Sh pend Brahimi, Dardan Topilla, Malush Qerimi, Ramadan Alaj, Nexhip Selimi, Ideal Brovina, Vahid Krasniqi, Getart Hyseni e Fadil Goli.
Trajner: Ramadan Cimili
Danimarka: Christoffer Haagh, Nis Andersen, Christian Hjort Haberecht, Zakaria El-Ouaz, Mads Falck, Jim Jensen, Jeppe Laursen, Jacob Agger, Jannik Mehlsen, Louis Veis, Rasmus Lucht, Morten Hauglund, Adam Fogt, Rasmus Johansson, Kevin Jørgensen, Brian Mengel, Ibrahim Badran, Magnus Rasmussen, Nichlas Knudsen, Andreas Birkedal, Azad Corlu, Jacob Lind, Lukas Christoffersen, Amin Benmoumou, Rasmus Gasberg.
Trajner: Nikolaj Klein Saabye