3 shkurt, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur sot grumbullimin treditor në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit 2019. Vashat e përfaqësueses janë akomoduar në hotel “Emerald”, derisa stërvitjet po i mbajnë në fushën me bari sintentik në Drenas. Në hapjen e këtij grumbullimi ka qenë e pranishme edhe Vjollcë Krasniqi, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe përgjegjëse për futbollin e femrave, si dhe Agim Gashi, shef i financave dhe Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë. Në emër të KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi e ka përshëndetur stafin e Përfaqësueses dhe futbollistet, duke i inkurajuar për punë dhe angazhim maksimal në këtë grumbullim dhe në ato të ardhmet, në mënyrë që të përgatiten për përfaqësim sa më të mirë në pjesëmarrjen e parë në garat zyrtare të UEFA-s dhe FIFA-s. Ndërkohë, përzgjedhësja Afërdita Fazlija para futbollisteve ka folur për rëndësinë që ka ky grumbullim dhe për sfidat që e presin Përfaqësuesen në të ardhmen e afërt. Krahas përzgjedhëses Fazlija, në stafin e trajnerëve janë edhe Veton Çitaku, Sanije Krasniqi dhe Besart Ismajli. Sot vashat e Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e parë, ku është punuar me përkushtim të madh, derisa një punë e tillë do të vazhdohet edhe në dy ditët e ardhshme.
 
Lista e futbollisteve
1.FLORENTINA KOLGECI – PORTIERE – KFF HAJVALIA
2.DIELLZA MUSA – PORTIERE – KFF MITROVICA
3.ARBENITA CURRAJ – MBROJTËSE – KFF HAJVALIA
4.BLERTA KAÇIU – MBROJTËSE – KFF HJVALIA
5.GRESA HAZIRI – MBROJTËSE – KFF MITROVICA
6.DONJETA HAXHA – MBROJTËSE – KFF MITROVICA
7.LIRIDONA SYLA – MBROJTËSE – KFF HAJVALIA
8.FITORE GOVORI – MBROJTËSE – KFF KOSOVA
9.GETOARBA HAKLAJ – MBROJTËSE – KFF KOSOVA
10.XHENETA KASTRATI – MBROJTËSE – KFF KOSOVA
11.BAHTIJE MIFTARI – MESFUSHORE – KFF INTELEKTUALET
12.FERIDE KASTRATI – MESFUSHORE – KFF LLAPI
13.JEHONA ADEMI – MESFUSHORE – KFF MITROVICA
14.QENDRESA BAJRA – MESFUSHORE – KFF MITROVICA
15.EDONA KRYEZIU – MESFUSHORE – KFF HAJVALIA
16. MARIGONA TAHIRI – MESFUSHORE – KFF MIREOVICA
17. BLERINA MUSA – MESFUSHORE – KFF MITROVICA
18 ANTIGONA MIFTARI – MESFUSHORE – KFF MITROVICA
19. MIMOZA ISLAMI – SULMUESE – KFF MITROVICA
20. AGNESA REXHA – SULMUESE – KFF MITROVICA
21. ZYLFIJE BAJRAMAJ – SULMUESE – KFF MITROVICA
22. KALTRINA BIQKAJ – SULMUESE – KFF INTELEKTUALET
23. ARTA RAMA – SULMUESE – KFF INTELEKTUALET
24 Aferdita Fazlija – përzgjedhëse
25. Sanije Krasniqi – ndihmëstrajnere
26. Veton Citaku – ndihmëstrajner
27 Besart Ismajli – trajner i portiereve