3 shkurt, 2017 – Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në kuadër të seleksionimit të futbollistëve dhe përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018, prej 8 deri më 12 shkurt do të mbajë grumbullimin e radhës në Ulqin. Në këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 18 futbollistë nga klubet e Kosovës, derisa numri i përgjithshëm i futbollistëve pritet të jetë rreth 30, pasi do të ketë edhe një kontigjent të futbollistëve që luajnë jashtë vendit. Futbollistët nga Kosova të përfshirë në listën e përzgjedhësit Krasniqi duhet që më 7 shkurt të paraqiten në selinë e FFK-së në ora 12:00 për të marrë pajisjet, derisa udhëtimi do të bëhet më 8 shkurt në orët e mëngjesit.
 
Lista e futbollistëve të ftuar:
Vildan Gutiqi (Besa)
Lumbardh Dellova (Liria)
Abit Salihu (2 Korriku)
Dardan Sekiraqa (Prishtina)
Drin Govori (2 Korriku)
Ramiz Bytyqi (Ballkani)
Rilind Gerbeshi (Prishtina)
Roland Vitia (KEK-u)
Rilind Namani (KEK-u)
Edison Kqiku (Hajvalia)
Ehat Gjoka (Ramiz Sadiku)
Kastriot Selmani (Prishtina)
Genc Kolgeci (2 Korriku)
Leotrim Kryeziu (Drita)
Ferat Syla (Prishtina)
Flamur Gashi (Liria)
Portierë
Ardit Miftari (Vjosa)
Ardit Hiseni (Trepça’89)