13 shkurt, 2017 – Nesër më 14 shkurt, Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në kuadër të përgatitjeve dhe seleksionimit të lojtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian, do ta zhvillojë një ndeshje kontrolluese me skuadrën e elitës së futbollit të Kosovës KF”Drita” nga Gjilani.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin me bari sintetikë në Gjilan në orën 13.00.