15 shkurt, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror në futbollin e Kosovës, sot, në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, nën udhëqjen e Komisionit të delegimit është mbajtur seminari me vëzhguesit e ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë. Të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i FFK-së dhe njëherësh përgjegjës për vëzhgues, Agim Ademi, derisa para të pranishmëve ligjëruan anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi. Ndërkohë për ndryshimet në rregullat e lojës para vëzhguesve ligjëruan edhe Ajet Shosholli, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve dhe Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve. Me këtë rast nga vëzhguesit u kërkua përgjegjësi maksimale në kryerjen e detyrës gjatë stinorit pranveror dhe të mos lëshohet pe në respektimin e kritereve të organizimit të ndeshjeve. Edhe vëzhguesit u zotuan se detyrën e tyre do ta kryejnë me ndershmëri dhe përgjegjësi.