21 shkurt, 2017 – Trepça është skuadra e fundit çerekfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës. Skuadra mitrovicase iu bashkua shtatë skuadrave tjera çerekfinaliste pasi sot në Ferizaj e mundi Flamurtarin, pas gjuajtjes së penalltive, me rezultat 5:4. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 0:0. Krahas Trepçës pjesëmarrjen në çerekfinale e kanë siguruar edhe Prishtina, Trepça’89, Drenica, Besa, Ferizaj, Liria dhe Llapi. Shorti për çerekfinale do të tërhiqet të premten në orën 13.00.