FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë 22.02.2017
 
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e rregullt të datës  22.02.2017 shqyrtoi  procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Vala Superligës pas përfundimit të ndeshjeve nga  1/8 e finales së  Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 18-19.02.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
EDON  ZEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive  7588 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq  ( loja me dorë në vijën e portes ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI e zhvilluar në  stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas me datë 18.02.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinore  neni 38 paragrafi 3.
 
 
BERAT  AHMETI ; lojtar i klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani  me numër të  librezës 5512 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në procedurë  të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të  Garave  për ndëshkim me karton të kuq (  sjellje josportive – fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e  1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ; deklarata e gjyqtarit dhe  lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri )  ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 38 paragrafi 3 .
 
 
KF “ FERIZAJ “  nga Ferizaj , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave  të Valasuperligës së Kosovës në futboll, për lëshime  në organizimin e ndeshjes   nga 1/8 e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – GJILANI  ( lejimi i përsonave të pautorizuar  brenda rrethojave të fushës të cilët ndikuan në tensionim  të ndeshjes ) e zhvilluar me datë 18,02,2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni .49 paragrafi 1 pika 2
 
KF “ GJILANI “  nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, për manifestim te sjelljeve  josportive të spektatorëve  në hyrje të stadiumit si dhe  gjuajtje e shisheve të plastikës  në fushë  në minutat e 50 dhe 80, njëherit ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor  ) në ndeshjen e  1/8 të Digitalb Kupers së Kosovës në futboll ; FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore  neni  39 paragrafi 1 pika  2.
 
BURIM  QERKINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Valasuperligës së Kosovës në futboll, për largim nga pankina  ( reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarit ) gjatë ndeshjës së  1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – GJILANI ., e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të  Rregullores Disiplinore  neni  39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  2. Afati  i pagimit  të dënimit të shqiptuar  në të holla është  15  ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi,date 22.02.2017
 
GENC  HYSENI ; drejtor sportive në  klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të  Garave të Valasuperligës së Kosovës në futboll për manifestim të sjelljeve josportive ( hyrje brenda fushës,- për të kundërshtuar  vendimet e gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi ) në ndeshjen e  1/8 të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Gjilani e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15  ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 22.02.2017.
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë  22.02.2017                                                                                      Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.