Nesër më 24 shkurt, FFK-në do ta vizitojë ish-presidenti i fundit i ish-RSFJ-së dhe ish-presidenti kroat, mik i madh  dhe mbështetës i Kosovës, z. Stipe Mesiç.
Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtor do ta presë z. Stipe Mesiç në orën 11.00.