Komisioni i Garave në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, pasi administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), Flamurtari – Trepça,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Gëzim Syla me nr lic 26 dhe nr lib 1401 (motivi – largim nga bankina, sharje dhe ofendime ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës, KF Flamurtari – KF Trepça, e zhvilluar në Ferizaj me datë 21.02.2017) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes).
2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF ‘Trepça’, Sheremet Isufi, nr lib. 159 (motivi – largim nga bankina pas një konflikti verbal me delegatin e ndeshjes para fillimit të ndeshjes gjyqtari e largoi nga bankina)