28 shkurt, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës tashmë tradicionalisht e organizon turneun memorial në futsall kushtuar Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Sivjet ky turne do të mbahet më 4 e 5 mars në Prishtinë. Pjesëmarrëse në këtë turne do të jenë katër skuadra: Besa, Prishtina, Drenica dhe Prizreni. Tërheqja e shortit do të bëhet më 2 mars në zyrat e Komisionit të Futsallit në Prishtinë në orën 16:00, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 4 mars në pallatin “1 Tetori”, derisa ndeshja finale më 5 mars në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit.