Komisioni i Garave në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  28.02.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës për edicionin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
 
V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Gjilani” (motiv – fyerje dhe sharje në kor i shikuesve ‘Skifterat’ drejtuar rivalëve ‘Intelektualëve’. Ndezja e flakadanëve në tribuna dhe tymosja e tyre, e cila nuk ka pasur ndikim në zhvillimin e ndeshjes.
2.Ndaj KF “Drita” (motivi – demolomi i hyrjes, derës së stadiumit. Fyerje dhe sharje në kor drejtuar tifozëve rivalë ‘Skifterave”. Hedhje të flakadanëve, mjeteve piroteknike, shisheve PVC, kanaçeve dhe mjeteve tjera në fushë, si pasojë e të cilës ndeshja ndërpritet 6 minuta.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR   .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti