9 mars, 2017 – Kosova është ngjitur për një pozitë në renditjen e re të FIFA-s për muajin mars, duke u renditur tashmë në pozitën e 164-t me 135 pikë, duke lë pas Maqedoninë dhe Kuvajtin. Kosova u rikthye në pozitën që ishte në muajin tetor të vitit të kaluar, që njëherësh është edhe pozita më e mirë e saj që kur është përfshirë në renditjen e FIFA-s. Kosova ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018” do ta luajë më 24 mars në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku e pret Islandën. Në Top 10 të renditjes së FIFA-s kryeson Argjentina, duke lë pas Brazilin, Gjermaninë, Kilin dhe Belgjikën, Francën, Kolumbinë, Portugalinë, Uruguain dhe Spanjën.