AKREDITIMI I MEDIAVE
NDESHJA KOSOVË – ISLANDË, 24 mars 2017, Loro Boriçi, Shkodër, Shqipëri
 
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot, më 1 mars 2017, ka filluar procesi i akreditimit për ndeshjen Kosovë – Islandë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e mëposhtëm dhe dërgojeni atë të plotësuar në adresën e emailit press@ffk-kosova.com. Ju do të pranoni konfirmimin përmes emailit se Federata e ka marrë kërkesën tuaj dhe se ajo do të shqyrtohet.
 
Shkarko Formularin. Ju lusim që të ofroni të gjitha informacionet e kërkuara, përndryshe kërkesa juaj nuk do të merret parasysh.
 
Për shkak të interesimit të madh të mediave, numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona.
 
Afati i fundit për dërgimin e kërkesës për aplikim është 15 mars, 2017. Njoftimin për vendimin mbi kërkesën tuaj do ta merrni përmes emailit më 17 mars 2017.
 
Ju lutemi të respektoni afatin e caktuar. Aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren parasysh.