Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  14.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superligës së Kosovës për javën e 21-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë :
 

V E N D I M       

 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 21-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosoves – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj lojtarit të KF “Besa”, Granit Kolshi me nr lic 1 dhe nr lib 7182  Karton i Kuq (motivi- sharje ndaj gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjes KF Besa – KF Trepça’89 e zhvilluar në Pejë, me datë 12.03.2017) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj mjekut të KF “Besa”, Sadri Berisha me nr lic KO-04385-01.03 (motivi- largim nga bankina, fyerje ndaj gjyqtarit kryesor, sipas deklaratës së gjyqtarit)
3.Ndaj personit në cilësinë e mbështetësit për siguri, Ismet Gashi (motivi- fyerje dhe sharje ndaj gjyqtarit kryesor si dhe nxitës kryesor i situatës së krijuar në zhveshtore, sipas deklaratës së gjyqtarit kryesor.
4.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të ndeshjes të KF “Drenica”, Granit Koci (motivi-largim nga bankina reagim në vendimet e gjyqtarit në pjesën e parë të lojës) sipas deklaratës së gjyqtarit.
5.Ndaj ndihmëstrajnerit, Fidaim Haxhiu  me nr lic 06 (motivi- largim nga bankina pas minutës së 90-të, sharje ndaj gjyqtarit kryesor dhe refuzim për disa minuta për t’u larguar nga bankina  në ndeshjen KF Trepça – KF Prishtina, e zhvilluare në Mitrovicë, më datë 11.03.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj personit për siguri në ndeshjen Trepça – Prishtina, Besim Haxhiu (motivi- sharje dhe ofendim ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes)
7.Ndaj kryetrajnerit Ajet Shosholli m nr lic 01(motivi- ofendim ndaj gjyqtarëve të ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes)
8.Ndaj KF “Trepça” (motivi- lëshim të pjesërishëm në organizimin e ndeshjes, hedhja e flakadanëve në fushë si dhe fyerje në kor ndaj ekipit mysafir)
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  14.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 17-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 17-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit)
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 17-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Rahoveci”, Fadil Vuçiterna (motivi-largim nga bankina ku në minutën e 90-të pas sinjalizimit të pozitës jashtë lojës nga asistenti E. Bicaj, kryetrajneri F.Vuçiterna lëshon hapësirën teknike dhe vërsulet ndaj asistentit Bicaj, duke kapur dhe tërheq për fanellë i lartcekuri është i njohur për organet e FFK-së si recidivist-përsëritës) sipas raporteve dhe deklaratave të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12  dt. 14.03.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti