15 mars, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Islandë, e cila do të luhet më 24 mars 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45.
 
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro
Tribunat E1, E5 = 15 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat C1, C5 = 15 Euro
Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro
 
Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës, në pikat e mëposhtme:
MALËSIA REISEN
Rruga; Fehmi Agani 137
PRISHTINË
 
MALËSIA REISEN
Qendra Zejtare
SUHAREKË
 
MALËSIA REISEN
Rruga; Jeremin De Rada
PRIZREN
 
GECI TOURS
Rruga; Luan Haradinaj
DEÇAN
 
GECI TOURS
Rruga Eliot Engel
PEJË
RINORI TRAVEL
Rruga; Adem Jashari
GJILAN
 
WEST FLY
Rruga: Nënë Tereza
GJAKOVË
VENERA TOURS
Rruga; Dëshmorët e Kombit
FERIZAJ
DPT Kmobile
Rruga; Mbretëresha Teutë
MITROVICË
 
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.