15 mars, 2017 – Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka qëndruar sot në Tiranë, ku ishte i ftuar nga presidenti Armando Duka në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Me këtë rast Vokrri i përshëndeti të pranishmit me një fjalim rasti dhe falënderoi FSHF-në për kontributin e dhënë në rrugën e FFK-së drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.