15 mars, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave që nuk kanë aplikuar ende për akreditim për ndeshjen Kosovë – Islandë, që zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”, që këtë mund ta bëjnë edhe sot deri në orën 17:00.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e mëposhtëm dhe dërgojeni atë të plotësuar në adresën e emailit press@ffk-kosova.com. Ju do të pranoni konfirmimin përmes emailit se Federata e ka marrë kërkesën tuaj dhe se ajo do të shqyrtohet.
 
Shkarko Formularin. Ju lusim që të ofroni të gjitha informacionet e kërkuara, përndryshe kërkesa juaj nuk do të merret parasysh.
 
Për shkak të interesimit të madh të mediave, numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona.
 
Afati i fundit për dërgimin e kërkesës për aplikim është 15 mars, 2017, deri në orën 17:00. Njoftimin për vendimin mbi kërkesën tuaj do ta merrni përmes emailit më 17 mars 2017.
 
Ju lutemi të respektoni afatin e caktuar. Aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren parasysh.