18 mars, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire e Prishtinës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 1:0. Kjo fitore i jep shpresa të mëdha skuadrës gjilanase në garën e mbijetesës, derisa për Prishtinën ky është një hap mbrapa në garën për titullin e kampionit. Golin e fitores për Dritën e shënoi futbollisti i ri, Leotrim Kryeziu, në minutën e 78-të, i cili arriti ta mposhtë pas dy tentimeve portierin prishtinas, Alban Muçiqi, pasi përfitoi nga topi i rikthyer nga traversa pas gjuajtjes së Arbnor Ramadanit. Drita ishte afër golit edhe në minutën e 58-të, por gjuajtja e Leotrim Kryeziut nga gjuajtja e lirë goditi traversën. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e mposhti Llapin, me rezultat 2:0. Rivaliteti i madh në këtë ndeshje bëri që gjyqtari Bajram Gashi të ndëshkojë madje pesë futbollistë me kartonë të kuq, tre te Llapi dhe dy te Drenica. Golat për Drenicën i shënuan Taulant Dajaku në minutën e 69-të dhe Kreshnik Lushtaku, në minutën e 78-të.
Rezultatet e sotme
Vala Superliga

Prishtina – Drita 0:1
Drenica – Llapi 2:0
Liga e Parë
2 Korriku – Istogu 3:2
Ramiz Sadiku – Ulpiana 2:2
Liga e Dytë – Grupi B
Bashkimi – Tefik Çanga 3:0
Lepenci – 18 Korriku  5:0
Superliga Juniorët
Liria – Trepça’89 1:0
Vushtrria – Flamurtari 0:1
Feronikeli – 2 Korriku 2:0
Trepça – Ramiz Sadiku 0:2
Kupa e Kosovës – Femrat – rrethi i parë
Ulpiana – Hajvalia 1:11
Intelektualet – Llapi 4:1
Mitrovica – 13 Qershori, nuk udhëtoi skuadra mysafire
Kosova – Dukagjini, të hënën
Bazeli 2015 – Vizioni, të hënën