21 mars, 2017 – Presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri sot është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ku u bisedua për çështjet vitale për infrastrukturën në futboll e me theks të veçantë për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Presidenti Vokrri ia paraqiti kryeministrit Mustafa si prioritetin më të madh dhe më të ngutshëm aftësimin e stadiumit “Adem Jashari”, në mënyrë që të bëhet i gatshëm për garat evropiane për klube që do të fitojnë të drejtën  e pjesëmarrjes në këto gara dhe që stadiumi është njëri nga kriteret. Kryeministri Isa Mustafa i premtoi presidentit Vokrri, që Qeveria bashkë me MKRS do të bëjë çmos që stadiumi “Adem Jashari” të aftësohet për garat evropiane.