23 mars, 2017 – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës z. Albert Bunjaku mbajti konferencën për media para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” kundër Islandës, ku vuri në dukje se pas tri stërvitjeve i jemi afruar edhe ditës së ndeshjes kundër Isandës, që mendoj se rezultatet e saj nuk janë befasi. Për neve do të jetë shumë interesante dhe një përvojë e mirë sepse do të ballafaqohemi me një ekip që është ndryshe, dhe që është ballafaquar me ekipe të mëdha. Por edhe ne ngadalë po ngritemi, po fitojmë përvojë. Të gjithë futbollistët e ftuar janë në gjendje të mirë shëndetësore. Jemi në pritje edhe te vendimit të FIFA-s për Donis Avdiajn dhe besojmë se do të jetë pozitiv. Pres një lojë fizike me shumë duele me një tempo të lartë. Konsideroj se Islanda është favoritë, duke marrë parasysh përvojën dhe mund të jetë një favorite për vendin e dytë në grup. Mirëpo edhe Kosova nga loja në lojë po rritet dhe mendoj se nga ajo që kemi treguar mund të jemi edhe për fitore e të kemi edhe pak fat që nuk e kishim në ndeshjet tjera. Edhe kapiteni Samir Ujkani u shpreh se ne si grup po rritemi dhe jemi në rrugë të mirë të zhvillimit dhe kemi shumë talent dhe besoj se do të kemi rezultat pozitiv.