23 mars 2017 – Në konferencën për media pas ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018″ kundër Islandës, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, z. Alber Bunjaku duke folur për ndeshjen theksoi: ”E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë me duele të forta fizike. Në pjesën e dytë kemi kërkuar me çdo kusht ta barazojmë rezultatin. Ishte një penallti për neve, por nuk na u dha. Ne e kemi diskutuar në pushim me lojtarët se nëse sënojmë gol do të na jepte energji. Personalisht mendoj se kjo ishte loja jonë më e mirë nga këto pesë ndeshjet që i kemi luajtur në këto kualifikime. Bëmë tri ndërrime dhe luajtëm 3 me 3. Ne do të vazhdojmë me lojë fizike. Mirëpo, duhet të dimë se një skuadre çerekfinaliste të Evropianit nuk i duhen shumë raste për shënim. I uroj suksese dhe fat Islandës. Pas ndeshjes kisha një bisedë me trajnerin e tyre, i cili e pranoi se kishin fat sonte. Në fund duhet të përgëzojë futbollistët për një lojë të fortë fizike. Është një humbje e dhimbshme, sepse të gjithë po presim një fitore”.
 
Ndërkaq, përzgjedhësi i Islandës Heimir Hallgrimsson,  ndër të tjera theksoi: “E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe meritat shkojnë për përzgjedhësin Bunjaku i cili ka bërë një punë të madhe. E kishim të vështirë edhe për faktin se kishim mungesa të mëdha.  Në pjesën e parë Kosova pati  iniciativën, por ne shënuam dhe morëm veten. Jemi me fat që arritur tri pikë sepse lehtë kemi mundur të kthehemi  me një pikë. Ne shpresojmë të jemi pjesë e Botërorit.