Sot më 23 mars  KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Fadil Vokrri, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE analizoi përgatitjet për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Islandës dhe u tha se përgatitjet po rrjedhin sipas dinamikës. Po ashtu u bisedua edhe për rrjedhën e kampionatit që deri me tash ka një zhvillimin normal të garave. Por, KE konstatoi se deklarimet e disa individëve për çështjen e ndarjes së drejtësisë kanë tejkaluar në masë sjelljen në kundërshtim me Kodin e etikës që ka FFK-ja, ndaj apelon të të gjitha organet dhe Komisionet relevante të i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme. Po ashtu KE   mori vendim që të bëhet funksionalizimi sa më i mirë i Lidhjeve rajonale të futbollit, ku tash e tutje do të kenë nga një sekretar, i cili do të përkujdeset për punën në LR, natyrisht se do të kenë zyre dhe pajisje të nevojshme për punë. KE  i njoftua edhe për Programet e FIFA Forward Program dhe UEFA hat trik program si shumë të nevojshëm për FFK-në dhe në këtë drejtim FFK-ja do të hartojë strategjinë e zhvillimit dhe do të përcaktojë prioritet e saj. Në fund KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat e drejtuara në KE.