Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 28.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 19-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 19-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit)
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 19-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Kosova (V)”  (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes për shkak se gjatë lojës është paraqitur në publik një pankart  me përmbajtje fyese drejtuar FFK-së) sipas protokolit dhe raportit plotësues.
 
2.Ndaj KF “Deçani” motivi- lëshim në plotësimin e protokolit i cili është plotësuar me laps kimik, kurse sipas Propozicioneve të Garave është obligative të plotësohet me kompjuter)
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Deçani”, Kreshnik Lataj me nr lic 5 dhe nr lib 9239-10 K.Kuq (motivi- grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Deçani – KF Fushë Kosova) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj portierit të KF “Fushë Kosova”, Arlind Gashi me nr lic 1 dhe nr lib 10457 K.Kuq (motivi-start jashtë vijave të gjashtëmbëdhjetë metrshit ) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani”, Isuf Elshani me nr lic 17 dhe nr lib 1508/Pz K.Kuq (motivi-fyerje dhe sharje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ballkani – KF 2Korriku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj lojtarit të KF “2 Korriku”, Zenel Janjovaliu  me nr lic 10 dhe nr lib 7661 K.Kuq motivi- sharje dhe  fyerje lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ballkani – KF 2 Korriku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12  dt. 14.03.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti