Komisioni Disiplinor i Shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.03.2017 ( ditë enjte ora 12:00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve java e XIX-të, të zhvilluara me datë  25-26.03.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E

KF “ KOSOVA“ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizim (paraqita e pankartit në  publikë më përmbajtje fyese drejtuar FFK-së) në ndeshjen e javës së ; XIX-të  të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – VLLAZNIA ( P )  e zhvilluar më datë 26.03.2017 në stadiumin “ Refki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
KF “ DEQANI “ nga Deqani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në plotësimin e protokollit zyrtar (plotësuar më stilo-laps) të ndeshjes së javës së  XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DEÇANI – FUSHË  KOSOVA, e zhvilluar me datë  26.03.2017 në stadiumin e qytetit në Deçan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind) në bazë të Propozicioneve të Garave neni 18  paragrafi 1 pika 10.
 
KRESHNIK  LATAJ; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI “ nga Deçani me numër të librezës sportive 9239/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim  me karton të kuq (grushtim lojtarit kundërshtar)  në ndeshjen e javës  së ; XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DEÇANI – FUSHË  KOSOVA e zhvilluar  në stadiumin e qytetit  në Deçan me datë 26.03.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjeve)
DENOHET
Me  ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ARLIND  GASHI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ FUSHË  KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive  10457 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar jashtë vijës  16,50 ) në ndeshjen e javës së  XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEÇANI – FUSHË  KOSOVA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deqan me datë 26.03.2017  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  Diisiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ISUF  ELSHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të librezës sportive  150/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedurë të  inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  BALLKANI – 2 KORRIKU e zhvilluar  në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren me datë 25.03.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje  për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ZENEL  JANOVALIU  ; lojtar i klubit të futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina me numër të librezës sportive  7661 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (  fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  XIX-të të Ligës së parë të  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në  Prizren me datë 25.03.2017 ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për;  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa  në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në  Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  30.03.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 30.03.2017
Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.