1 prill, 2017 – Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 23-të në Vala Superligë. Skuadra e Drenicës e ka befasuar skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin, duke e mposhtur në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 3:1. Të dyja skuadrat patën një paraqitje shumë të mirë me raste të shumta shënimi, por ishin kuqezinjtë nga Skenderaj ata që u treguan më efikas në finalizimin e aksioneve. Drenica kaloi në epërsi në minutën e 48-të me golin e shënuar nga Armend Abazi. Epërsinë në 2:0 e shtoi Kreshnik Lushtaku, në minutën e 70-të. Feronikeli i riktheu shpresat për rezultat pozitiv në minutën e 86-të kur Mentor Zhdrella, i rikthyer nga lëndimi pas 1 muaj e gjysmë, shënoi nga gjuajtja e lirë për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 1:2. Megjithatë, në periudhën kur vendasit e kërkonin me ngulm golin e barazimit, Drenica arriti të shënojë edhe golin e tretë nëpërmjet një kundërsulmi, të cilin e finalizoi Kreshnik Lushtaku, me golin e tij të dytë në këtë sfidë. Kësisoj, Drenica arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, pasi tani zë pozitën e shtatë, me 28 pikë.
 
Vala Superliga
Feronikeli – Drenica 1:3
Liga e Parë
Ramiz Sadiku – Vushtrria              2:1
2 Korriku – KEK-u             2:0
Fushë Kosova – Rahoveci             1:0
 
Liga e Dytë
Bashkimi (K) – Galaksia  4:1
Përparimi – Lugu i Baranit             0:2
 
Superliga – Juniorët
Liria – 2 Korriku 5:0
Llapi – Flamurtari              0:1
Gjakova – Vushtrria        2:3
Hajvalia – Ramiz Sadiku 1:1
Trepça – Besa nuk u zhvillua
Liga e Kadetëve
Drita – Ferizaj    3:0
Liria – Gjilani       1:1
Trepça’89 – Hajvalia        4:0
Feronikeli – Prishtina      2:2