2 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 23-të në Vala Superligë. Skuadra e Trepçës ’89 ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë në duel me Lirinë, me rezultat 2:0, duke e shtuar epërsinë ndaj ndjekësit më të afërt Feronikelit në madje 9 pikë. Protagonisti kryesor në fitoren e Trepçës’89 ishte Oto John, i cili shënoi të dy golat pas asistimeve të shkëlqyeshme të Hasanit, në minutat 38-të dhe 68-të. Fitore para tifozëve të vet realizoi edhe Llapi, që e mposhti Dritën, po ashtu me rezultat 2:0. Edhe në këtë ndeshje pati realizator të dyfishtë, e ai ishte Mirlind Daku, që e çoi topin në rrjetën e portës kundërshtare në minutat 21-të e 45-të. Fitore të lehtë në shtëpi realizoi edhe Gjilani, që e mposhti Hajvalinë, me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Isa Eminhaziri (24’) dhe Betim Haxhimusa (45’ e 61’). Ndërkaq, befasinë e kësaj jave e përgatiti Trepça, e cila shënoi fitore si mysafire kundër Besës, me rezultat 1:3.
Vala Superliga, java 23
Prishtina-Ferizaj 1:0
Feronikeli-Drenica 1:3
Trepça’89-Liria 2:0
Besa-Trepça 1:3
Gjilani-Hajvalia 3:0
Llapi-Drita 2:0

Liga e Parë, java 20

Vëllaznimi-Flamurtari 0:1, u ndërpre në minutat shtesë
Dukagjini-Istogu, nuk u zhvillua – mysafirët nuk udhëtuan
Fushë Kosova – Rahoveci 1:0
Vitia – Ballkani 2:0
Kosova P – Ulpiana 1:1
2 Korriku – KEK-u 2:0
Ramiz Sadiku – Vushtrria 2:1
Vllaznia – Deçani 0:0
Superliga Juniorët, java 18
Liria – 2 Korriku 5:0
Drenica – Trepça’89 0:1
Llapi – Flamurtari 0:1
Hajvalia – Ramiz Sadiku 1:1
Feronikeli – KEK-u 1:2
Gjakova – Vushtrria 2:3
Trepça – Besa nuk u zhvillua
Prishtina – Vëllaznimi 1:2
Liga e Parë – juniorët, java 8
New Star – Fushë Kosova 0:4
Gjilani – Dinamo, e hënë
Drita – Ferizaj, e hënë
Rilindja – Tefik Çanga, e hënë
Liga e Kadetëve, java 12
Drita – Ferizaj 3:0
Besa – Drenica 1:0
Liria – Gjilani 1:1
Trepça – Llapi 2:3
Trepça’89 – Hajvalia 4:0
Feronikeli – Prishtina 2:2
Liga e Dytë – Grupi A, java 18
Ratkoci – Leshani          2:2
Behari – Dukagjini         1:0
Gryka – Onix Banje        0:0
Australia – Luftëtari        1:2
Përparimi – Lugu i Baranit             0:2
Uv Malishevës – Iliria, e hënë
Dushkaja – Rilindja e Kosovës, e hënë
Opoja – Besa, e hënë
Liga e Dytë – Grupi B, java 18
Bashkimi (K) – Galaksia 4:1
Minatori – Vjosa 2:0
Arbëria – Bashkimi Gj 8:1
Dardana – Tefik Çanga 3:0
Xërxa – 18 Korriku 2:0
Besëlidhja – Kaolini 1:4
Lepenci – Kastrioti 6:2