3 prill, 2017 – Më datë 12.04.2017 (ditë e mërkurë) nga ora 09.00 në stadiumin e ri në Gjilan do të mbahen normat fizike (riprovuese) për gjyqtarët e futbollit për të gjitha kategoritë:  Vala Superligë, Liga e parë, Liga e dytë dhe kategoritë e juniorëve.
Mospjesëmarrja në normat riprovuese përcillet me vendimin e Komisionit të Gjyqtarëve për largim nga listat e gjyqtarëve për referimin e ndeshjeve për këtë kampionat – edicionin garues; 2016 – 2017.
Prishtinë, datë 03.04.2017
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani