3 prill, 2017 – Përfaqësuesja “A” e Kosovës në konkurrencën e femrave arriti në Durrës dhe u vendos në Resortin “Tropikal”, ndërsa pasdite mbajti seancën e parë stërvitore. Përzgjedhësja Afërditë Fazliu bashkë me ndihmësit e saja në këtë stërvitje aplikuan një lojë me mbrojtje zonale dhe kundërsulme të shpejta sidomos nga krahët. Atmosfera në ekipin përfaqësueses është mjaft e mirë dhe vërehej një angazhim i madh i futbollisteve sikur që edhe gjendja shëndetësore e tyre është në nivelin e duhur. Në mbrëmje do të ketë teori, ndërsa nesër paradite Përfaqësuesja do të mbajë stërvitjen e radhës.