Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 04.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës, java e 23-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, përveç ndeshjeve Feronikeli – Drenica dhe Besa -Trepça, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për rastet e izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Feronikeli’ (motivi-lëshim në organizim për shkak të hedhjes së flakadanëve ndezëse nga ana e shikuesve të Feronikelit dhe e hedhjeve të shisheve Pvc në drejtim të bankinës së KF Drenica, ku si rrjedhojë një shishe Pvc godet referin e katërt të ndeshjes (sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes).
2.Ndaj KF Drenica (motivi-për shkak të flakadanëve dhe ofendimit të ekipit vendas në kor) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj portierit të KF Besa, Arben Beqiri me nr lic12 dhe nr lib 1-1647 – motivi-për mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohet deri në vendimin e Komisionit Disiplinor
4.Ndaj lojtarit të KF Besa, Fatmir Rexha me nr lic16 dhe nr lib 871-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohen deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.
5.Ndaj lojtarit të KF Besa, Vildan Gutic me nr lic 20 dhe nr lib 702-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte në ndeshjen Besa –Trepça e në veçanti te goli i 3-të (sipas raportit dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore dhe incizimeve Tv).
6.Ndaj referit Bajram Gashi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.
7.Ndaj referit anësor Edmoond Zeqirit – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.
8.Ndaj kryetrajnerit të KF Drita, Ismet Munishi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, trajnerët para dhe pas ndeshjes nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me zyrtarët e FFK-së.
9.Ndaj delegatit të FFK-së, Ali Ajeti – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, sepse nuk ka të drejtë të qëndrojë me zyrtarët e klubeve para dhe pas ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 13, datë 04.04.2017.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  04.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 20-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes Vëllaznimi – Flamurtari, e cila u regjistrua me rezultat zyrtar në dobi të KF Flamurtari.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 20-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, përveç ndeshjeve Ramiz Sadiku – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Flamurtari, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Istogu” (motivi- mosudhëtimi në Klinë në ndeshjen e paraparë të javës së 20-të të Ligës së Parë ndërmjet KF Dukagjini – KF Istogu pa asnjë arsyetim )
2.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari”, Fidan Hasani me nr lic 99 dhe nr lib 1/1152 K.Kuq (motivi- ndërhyrje ndaj lojtarit vendas ku vjen edhe deri te thyerja e këmbës në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Flamurtari)
3.Ndaj kryetrajnerit të KF Flamurtari, Samuel Nikaj me nr lic 18 motivi-provokim dhe sjellje të irituara ndaj publikut vendas (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes).
4.Ndaj KF Vëllaznimi – motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku  gjatë lojës pati hedhje të mjeteve të ndryshme ku goditet edhe trajneri mysafir me një shishe pvc si dhe thyerja e rrethojës së fushës ku kanë hyrë në fushë për të sulmuar lojtarin mysafir me nr 99 dhe disa të tjerë (sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve Tv.
5.Ndaj KF Ramiz Sadiku motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes, hedhja në fushë të flakadanëve dhe mjetëve piroteknike nga ana e shikuesve vendas (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF Vushtrria motivi –shkaku se disa shikues mysafirë të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për t’i qeruar hesapet me udhëheqësit dhe lojtarët e vetë.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13  dt. 04.04.2017
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti