Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve të javës së 20-të, konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 69-të të Rregullores së Garave, nxjerr këtë:

V E N D I M

 
1.Ndeshja e pazhvilluar e javës së 20-të ndërmjet KF Dukagjini – KF Istogu, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të KF “Dukagjinit
 
Arsyetim
Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Dukagjini – KF Istogu e vlefshme për rrethin e 20-të të Ligës së Parë të Kosovës pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ekipi mysafir për shkaqe të paarsyeshme nuk është paraqitur për të zhvilluar ndeshjen.  Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoj se ekipi mysafir nuk është paraqitur për të zhvilluar këtë ndeshje,  andaj konform nenit 50 të Propozicioneve të Garave ndeshjen e regjistron me rezultat 3-0 në favor të KF Dukagjini.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 04.04.2017.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI