Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve të javës së 20-të, konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 69-të të Rregullores së Garave, nxjerr këtë:
 
V E N D I M
 
1.Ndeshja e ndërprerë e  javës së 20-të ndërmjet KF Vëllzanimi – KF Flamurtari, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të KF “Flamurtari”.
 
Arsyetim
Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Vëllaznimi – KF Flamurtari, e vlefshme për rrethin e 20-të të Ligës së Parë të Kosovës  pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në min 90+4 për shkak të hedhjes së gjësendeve gjatë lojës dhe demolimit të rrethojës dhe  hyrjes në fushë të shikuesve vendas, duke tentuar për të sulmuar lojtarin mysafir të ndëshkuar me karton të kuq dhe lojtarët e tjerë. Andaj konform nenit 48 dhe 49 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor  të Flamurtarit.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 04.04.2017.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI