Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë  06.03.2017 (ditë e enjte, në orën 11,00) shqyrtoi ankesën e Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina me numër të protokollit 06/2017 të datës 02.03.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës  16.11.2016 në dënimin e lojtarit FLAKRON  HASANI me ndalesë loje për 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe për të njëjtën duke iu referuar provave shtesë të ofruara dhe incizimeve televizive nga ana e palës së ankimuar, Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika  a  dhe  c, sjelli këtë;
 
V  E  N  D  I  M
 
Ndryshohet pjesërisht vendimi i shkallës së parë i datës 16.11.2016 dhe lojtarit të Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina; FLAKRON  HASANI  me numër të librezës sportive 2007 i zbritet dënimi prej; 6 (gjashtë) në 4 (katër) muaj ndalesë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
A  r  s  y  e  t  i  m
 
Me rastin e sjelljes së këtij vendimi, Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë për bazë pati provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar si dhe CD-në nga ndeshja e zhvilluar e javës së  XIV e Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren, prej nga vërtetohet së ekzistojnë prova për zbutje të dënimit për lojtarin Flakron Hasani. Nga e njëjta Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në thirrje të Rregullores Disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika  a dhe c, ndryshon pjesërisht vendimin e shkallës së parë të datës 16.11.2016 dhe lojtarit Flakron Hasani i zbritet dënimi prej  6 (gjashtë) në 4 (katër) muaj ndalesë loje nga data e sjelljes së këtij vendimi të shkallës së parë.
 
Prishtinë, datë 06.03.2017
Kryetari,  AFRIM  PREKAZI  d.v.