Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi- kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki  Baftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtura me datë 05.04 .2016 (ditë e mërkurë) nga ora 12,00 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “KOSOVA“ nga  Vushtrria  të datës 30.03.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit  Disiplinor të shkallës së parë datë  22.03.2017, në dënimin e klubit me të holla në shumë prej 800  euro për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës KOSOVA ( V )  – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë  19.03.2017 në stadiumin “ Ferki  Aliu “ në Vushtrri, dhe për të njëjtën duke iu referuar  raporteve plotësuese dhe provave shtesë  të ofruara nga ana e palës së ankimuar, konform nenit  111 paragrafi 1 pika  c sjelli këtë;
 
V E N D I M
 
NDRYSHOHET  pjesërisht vendimi i kKomisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 23.03.2017  dhe Klubit të Futbollit “KOSOVA“  nga Vushtrria  i zbritet dënimi i shqiptuar  prej 800  në 500  euro (pesëqind euro)
 
A r s y e t i m
 
Komisioni për ankesa  në rastin e shqyrtimit të ankesës  nga ana e palës së ankimuar për bazë  pati raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes, incizimet televizive, deklaratat e akterëve  të ndeshjes dhe provat tjera shtesë, dhe  nga të njëjtat duke iu referuar  akteve normative – Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 1 pika c ndryshoi pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë për zbritje të dënimit  prej  800  në 500  euro (pesëqind).
 
KËSHILLA  JURIDIKEi
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë  kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga dita e pranimit të vendimit.
 
Prishtinë, 05.04.2016                                       Kryetari,  Afrim  Prekazi  d.v.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë
Prishtinë, datë 06.04.2017
 
 
Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe  Agim Bahtiri e Sitki  Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2017 (ditë e enjte – ora 12,00) shqyrtoi ankesën e  Klubit të Futbollit “VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të protokollit  13/2017 të datës 31.03.2017, e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë  22.03.2017, në dënimin e klubit  me të holla në shumë prej 800  euro (tetëqind), për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës; VËLLAZNIMI – KEK-u, e zhvilluar në stadiumin e qytetit  në Gjakovë, dhe për të njëjtën duke iu referuar provava shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar (raporteve dhe deklaratave plotësuese, incizimit televiziv) dhe për të njëjtën duke iu referuar  nenit 111 paragrafi 2 pika c të Rregullores Disiplinore  sjelli këtë;
 
V E  N  D  I  M
 
NDRYSHOHET  pjesërisht  vendimi i Komisionit të shkallës së parë – Komisionit Disiplinor, i datës  22.03.2017 dhe Klubit të Futbolllit  “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova i zbritet dënimi i shqiptuar prej 800 në 500  euro (pesëqind)
 
A  r  s  y  e  t  i  m
 
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së Klubit të Futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova, Komisioni për Ankesa për bazë pati  provat shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar (raportet plotësuese, deklaratat shtesë të akterëve të ndeshjes, incizimet televizive) dhe për të njëjtat duke iu referuar  akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 2 pika  c , ndryshoi pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së  parë, datë 22.04.2017 për zbritje të dënimit nga 800 në 500 (pesëqind) euro.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në mbrojtje të Ligjshmerisë (Rregulloreve) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
Prishtinë, datë 06.04.2017                             Kryetari,  AFRIM  PREKAZI  d.v.