Komisioni Disiplinor  – shkalla e parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 (ditë e premte ora 13,00) shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e 24-t,  të zhvilluara me datë 05-06.04.2017  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  të ndeshjeve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore solli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
Në procedure disiplinore të PEZULLIMIT  nga mbledhja e kaluar  mbetën deri në një vendim viijues;
1. Arben Beqiri – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“ nga Peja
2. Fatmir  Rexha – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“ nga  Peja
3. Vildan  Gutiq  – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“  nga Peja
4. Bajram  Gashi – gjyqtar  futbolli
5. Edmond  Zeqiri  – gjyqtar  futbolli – asistent
6. Ismet  Munishi – kryetrajner i Klubit të Futbollit “Drita“ nga Gjilani
7. Ali  Ajeti – vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje të futbollit
 
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet plotësues të zyrtarëve);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800  euro (tetëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi paragrafi 3 pika 1.
 
KF “DRENICA“ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për hedhje të flakadanëve në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me shqiptimin e masë disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “ISTOGU“ nga Istogu  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll; DUKAGJINI – ISTOGU ( raportet plotësuese nga Klubi i Futbollit “Istogu“  nga Istogu)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT
FIDAN  HASANI; lojtar i Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina  në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave njëherit në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për thyerje të këmbës lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së  XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Flamurtari  (ndeshje e ndërprerë) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes  dhe deklaratat plotësuese;
DENOHET
Me ndalesë loje për  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
SAMUEL  NIKAJ; kryetrajner në Klubin e Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo korrekte gjatë zhvillimit të ndeshjes  së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Flamurtari e zhvilluar në  Gjakovë ( ndeshje e ndërprerë – raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për lëshime  në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të  (hyrje e publikes në fushë), Vëllaznimi – Flamurtari.
Kategoria e seniorëve (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e Komisionit)
DENOHET
Me zhvillimin e 1 (një ) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e  spektatorëve, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi  1 pika 2.
 
KF “ RAMIZ  SADIKU “ nga Prishtina, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ  SADIKU – KOSOVA (V) e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të klubit nikoqir)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT në bazë  të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1,
 
FLORENT AVDYLI; lojtar i Klubit të Futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica, me numër të librezës sportive  543/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni  38 paragrafi 3.
 
KF “TREPÇA“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës; TREPÇA – LLAPI,  e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë  (në mungesë të deklaratave plotësuese )
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen deklaratat plotësuese nga Klubi i Futbollit “Trepça“ nga Mitrovica, afati datë  11.04.2017 (Rregullorja  disiplinore neni 31)
 
MEHMET  HAXHIU; personi për siguri  nga Klubi i Futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor  të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë; TREPÇA – LLAPI  (raportet e zyrtarëve)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri z. Mehmet Haxhiu, afati datë 11.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
HAJRULLAH  HAXHIU; zyrtar i Klubit të Futbollit “Trepça“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë në ndeshjen e javës së XXIV-t të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve  në klub  lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe më gjerë  deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi i pezulluar z. Hajrullah Haxhiu, afati datë 11.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
NASER  SINANI; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në mbushjen  protokollit dhe raporteve plotësuese (mos përputhje e provave të prezentuara; protokoll – raport ) për ndeshjen e javës së XXIV të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Llapi e zhvilluar në stdiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga vëzhguesi i ndeshjes; Naser Sinani, afati datë 11.04.2017  (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatinkohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 07.04.2017 – respektivisht  nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë, 07.04.2017
Kryetar: Dukagjin Zefi