8 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 25-të në Vala Superligë. Skuadra e Dritës ka arritur të shkëpusë një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë  në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke barazuar me kampionin në fuqi, Feronikelin, me rezultat 0:0. Drita ishte afër golit në minutën e 73-të, por gjuajtja e Dren Gashit u ndal nga shtylla pingule. Do theksuar se Feronikeli që nga minuta e 67-të luajti me një lojtar më pak, pasi Mendurim Hoti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Ky barazim për Feronikelin është një hap prapa në garën për titull. Ndërkohë, Prishtina ka shënuar fitore si vendas në duel me Trepçën, me rezultat 2:1. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 26-të kur Liridon Leci shënoi nga penalltia. Mitrovicasit barazuan shifrat në minutën e 31-të, me golin e Amir Prishtinës, po ashtu nga penalltia, derisa golin e fitores për prishtinasit e realizoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 71-të.
 
Vala Superliga
Prishtina-Trepça     2:1
Feronikeli-Drita      0:0
 
Liga e Parë
Istogu-Fushë Kosova         3:2
Ballkani-Dukagjini              0:1
Rahoveci-Deçani                2:1
Ramiz Sadiku-Vllaznia       1:4
Flamurtari-Kosova P         2:1
Ulpiana-2 Korriku              0:1
Liga e Dytë – Grupi A
Lugu i Baranit-Uv Malisheva       1:2
Superliga Juniorët
Besa-Liria      4:5
Vushtrria-Llapi        4:1
Gjakova-Prishtina  2:7
 
Liga e Kadetëve
Gjilani-Drita 1:2
Hajvalia-Prishtina   0:3
Drenica-Trepça       4:2