9 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 25-të në Vala Superligë. Skuadra e Ferizajt, e cila lufton për mbijetesë në elitë ka arritur ta shkëpusë një pikë shumë të rëndësishme si mysafire në duel me kryesuesen e renditjes, Trepçën’89, duke e mbyllur ndeshje pa gola (0:0). Në këtë mënyrë Trepça’89 nuk e shfrytëzoi barazimin e djeshëm të Feronikelit me Dritën për të shtuar edhe më shumë epërsinë ndaj ndjekësve. Pa fitues dhe pa gola është mbyllur edhe ndeshja në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Drenicës, derisa Besa dhe Gjilani kanë luajtur baras në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e Diar Miftarajt, në minutën e 43-të nga penalltia, kurse një pikë gjilanasve ia siguroi Betim Haxhimusa. Ndërkohë, fitore para tifozëve ka realizuar Llapi, që e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Hamdi Namani (11’) e Alban Mavriqi (16’)..
Rezultatet e sotme
Vala Superliga
Trepça’89-Ferizaj  0:0
Besa-Gjilani  1:1
Liria-Drenica 0:0
Llapi-Hajvalia 2:0
Liga e Parë
Vushtrria-Vëllaznimi 1:2
KEK-u-Vitia  0:0
Liga e Dytë – Grupi A
Iliria-Gryka          3:2
Leshani-Përparimi           1:1
Dukagjini-Luftëtari          0:2
Besa-Ratkoci      3:3
Rilindja e Kosovës-Behari             1:0
Onix Banje-Dushkaja, nuk u zhvillua-ekipi mysafir nuk udhëtoi
Liga e Dytë – Grupi B
Kaolini-Bashkimi (Gj)      3:0
Tefik Çanga-Xërxa           0:2
18 Korriku-Minatori         1:0
Vjosa-Besëlidhja              3:0
Kika-Arbëria                       1:1
Superliga Juniorët
Ramiz Sadiku-Drenica     2:0
2 Korriku-Hajvalia             0:0
KEK-u-Trepça     3:0
Flamurtari-Feronikeli      1:1
Liga e Parë – juniorët
Tefik Çanga-Ferizaj          1:2
Dinamo-New Star            4:1
Fushë Kosova-Rilindja    6:2
 
Liga e Kadetëve
Besa-Feronikeli                 2:2
Llapi-Liria                             1:0
Ferizaj-Trepça’89             1:2