Elbasan, 10 prill, 2017 – Para ndeshjes së fundit parakualifikuese kundër Maltës, Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave mbajti stërvitjen e radhës në “Elbasan Arena”.  Pas dy humbjeve, Kombëtarja e Kosovës synon një rezultat pozitiv me gjithë telashet e pengesat si ato administrative nga UEFA, si dhe në mungesë të kapitenes shtyllës së skuadrës Blerta Kaçiu, e cila u detyrua të kthehet për shkak të lëndimit në gjurin e djathtë, sikur edhe bankinës së varfër me futbolliste. Si do që të jetë në këtë ndeshje Shtabi teknik do të orvatet që të bëjë komponimin e skuadrës për t’u përballë me Kombëtaren e Maltës. Në radhët e ekipit kombëtar mbretëron një dëshirë e madhe për rezultat pozitiv. Ja se çka deklaruan disa prej futbollisteve.
 
Feride Kastrati, futbolliste
Patëm dy ndeshje të forta e sidomos me Greqinë, por jemi mobilizuar që në këtë ndeshje të nxjerrim më të mirën. Ndonëse siç dihet kemi shumë mungesa në mesin e tyre na mungon dhe kapitenia Blertë Kaçiu, e cila është edhe organizatore e ,lojës tonë si dhe  shtylla mbrojtëse e jona. Si do që të jetë në këtë ndeshje nuk hyjmë me flamur të bardhë, por do të japim maksimumin.
 
Edona Kryeziu, zv. Kapitene e parë
Ndonëse jemi të zhgënjyera me pengesat e UEFA-s di dhe me mungesën e disa lojtareve, ne prapëseprapë nuk do të dorëzohemi para ndeshjes me Maltën aq më parë që maltezet nuk janë cilësore sa greket. Ndaj, do të jemi aty për ta bërë më të mirën, për Kombëtaren, për vete dhe adhuruesit tanë veçmas nga Kosova.
 
E veçanta
Në përkrahje të Kombëtares së Kosovës, Kryesia e KFF “Kosova” e Prishtinës ka nisur komplet e skuadrën e fermave dhe disa adhuruese, në mënyrë që t’i japin zemër dhe  kurajë ekipit kombëtar nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Shembull ky që duhet ndjekur edhe skuadrat tjera sepse Kombëtarja ka shumë nevojë për përkrahje në këtë periudhë kur po ndërtojmë një Kombëtare të re.