Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  11.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superligës së Kosovës – java e 25-të për kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 25-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës  – Kategoria e seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Prishtina” (motivi- për organizim të dobët të ndeshjes ku pati rrahje ndërmjet  shikuesve vendas me disa anëtarë të kryesisë së KF “Trepça”, ku edhe ka pasur disa persona të lënduar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF “Feronikeli” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku disa shikues kanë hedhur gjësende në fushë, shishe Pvc  dhe kanë fyer gjyqtarin kryesore në kor në ndeshjen KF “Feronikeli” – KF “Drita”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Feronikeli”, Mendurim Hoti me nr lic 17 dhe nr lib 2283-14 Karton i Kuq (motivi-shkaku i ofendimit dhe goditjes me dorë gjyqtarin kryesor, ku edhe i bie kartoni nga dora) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimit Tv. Neni 89-të i Rregullores Disiplinore.
4.Ndaj KF “Trepça ‘89” motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku një person me emrin Ilir tentoj të sulmojë lojtarin mysafir me nr 18 M.Ristovski)
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Ferizaj”, Millan Ristovski me nr lic 18 dhe nr lib 2575-17 (motivi- sjellje dhe provokim të shikuesve  vendas në ndeshjen KF “Trepça ’89 – KF “Ferizaj”)
 
6.Ndaj gjyqtarit, Besfort Kosumi (motivi- në ndeshjen KF “Trepça’89 – KF “Ferizaj”, motivi mos përshkrimi dhe raportimi i rastit të tentim sulmit ndaj lojtarit mysafir me nr 18)
 
7.Ndaj vëzhguesit të ndeshjes Ali Shehu në ndeshjen KF “Trepça ‘89” – KF “Ferizaj” motivi- mos përshkrimi dhe raportimi i tentim sulmit ndaj lojtarit mysafir me nr 18  dhe sjelljet provokuese të tij ndaj shikuesve.
 
8.Ndaj KF “Liria” motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku nga min 60–të deri në përfundim të ndeshjes pati fyerje-sharje-ofendime nga shikuesit në drejtim të personave zyrtarë e në veçanti ndaj delegatit të ndeshjes)
 
9.Ndaj drejtorit të stadiumit ‘Riza Lushta’, Xhevat Vallqi (motivi –  hyrje në fushë dhe tentim sulmi ndaj gjyqtarit kryesor, B. Kosumi, në ndeshjen Trepça’89 – Ferizaj, sipas deklaratës së gjyqtarit kryesor.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  15 dt 11.04.2017 .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  11.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 21-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës  – Kategoria e seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Kosova” (V) (motivi- organizim i dobët i ndeshjes ku në minutën e 53-të pas barazimit nga ana e mysafirëve një grup tifozësh të pandërgjegjshëm u rebeluan dhe filluan të gjuajnë gjësende në fushë në drejtim të bankës mysafire ku ishin duke festuar golin e barazimit. Në atë moment është goditur trajneri mysafir A.Gojani ku pas saj referi kërkon zbrazjen e tribunës nga publiku dhe loja ndalet e vazhdohet pas 25 min) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF “Flamurtari” (motivi- hedhja e gjësendeve në fushë nga ana e tifozerisë vendase) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “Ballkani” (motivi- për shkak të tentimit të trukimit të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ballkani, e zhvilluar me datë 04.03.2017 në Prishtinë, në kuadër të javës së 16-të) sipas publikimeve me video në portalin Indeksonline.
 
4.Ndaj kryetarit të KF “Ballkani”, Florim Kryeziu (motivi- ai përmendet nga trajneri G.Hasi në videon e portalit Indeksonline për trukimin e ndeshjes ndërmjet KF Ramiz Sadiku – KF Ballkani, në kuadër të javës 16-të).
 
5.Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Ballkani’ Gezim Hasi (motivi- për tentim dhe pajtim të trukimit të ndeshjes KF Ramiz Sadiku – KF Ballkani, e zhvilluar me datë 04.03.2017 në Prishtinë) sipas videos të portalit Indeksonline.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  15 dt 11.04.2017 .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti