16 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Vala Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në udhëtim në Gjilan, duke e mposhtur Dritën, me rezultat 2:0. Kësisoj, Trepça’89 ka kthyer epërsinë prej 7 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Feronikelit, derisa Dritën pas kësaj humbje e pret një betejë edhe më e vështirë në garën për mbijetesë në elitë. Trepçën’89 e kaloi në epërsi kapiteni Shpëtim Idrizi qysh në minutën e 3-të kur realizoi nga penalltia. Ndërkohë, përveç këtij goli ai asistoi edhe tek goli i dytë i shënuar nga Oto John, në minutën e 56-të. Një pikë të rëndësishme si mysafire në garën për mbijetesë e ka shkëputur Drenica, e cila ka barazuar me Ferizajn, 1:1. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 67-të me golin e Maliq Behlulit, por Drenicën nga humbja e shpëtoi Kreshnik Lushtaku, me golin e shënuar në minutën e 82-të. Ndërkaq, fitore si vendase ka shënuar Besa, e cila e mundi Lirinë, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Fisnik Papuqi, nga penalltia në minutën e 57-të.
 
Vala Superliga Java e 26
Ferizaj – Drenica                             1-1
Besa – Liria                                      1-0
Drita – Trepça’89                              0-2
Liga e Pare Java e  22
Vëllaznimi – Ramiz Sadiku                       6-2
Dukagjini – KEK-u                              0-1
Vitia – Ulpiana                                 1-1
Kosova  (P) – Vushtrria                      1-4
Deçani – Istogu                                 1-1
Vllaznia – Rahoveci                          2-0