Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë  21.04.207 – ditë e premtë ora 13,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll të zhvilluara me datë  19.04.2017 , dhe për të njëjtat duke iu referuar  raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
ARDIAN  MUSTAFA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  30/Pz, në procedure disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit  , për manifestim të sjelljes jo sportive ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor  të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA ( P ) – RAHOVECI e zhvilluar në stadiumin e Pozharanit ( raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese  të zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  euro ( dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare  të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga dita e pranimit  të tij.
 
 
KF  “  LAPI “  nga Podujeva , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të  Garave, për lëshime në orgnizim të ndeshjes  ( ndezje e flakadnëve, fyerje dhe sharje  ne kor drejtuar ekipit mysafir,  hudhje e  e gurëve  dhe hyrje e spectatorëve në fushë pas përfundimit të takimit ) së gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRENICA e zhvilluar më datë  19.04.2017 në stadium “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raportet plotësuese nga klubi  futbollistik “ LLAPI “ nga POdujeva si dhe përsoni për siguri, lidhur me rastin ( lëshimet në organizimin e ndeshjes ), afati datë  24.04.2017. ( Rregullorja Disiplinore neni 31  paragrafi 1 ).
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në  Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, rrespektivisht nga data e pranimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 21.04.2017