Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe  Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë  26.04.2017 (ditë e mërkurë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga  java e fundit datë  22-23.04.2017 dhe për të njëjtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të takimeve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
 
V E N D I M E
 

ARBEN  BEQIRI;
lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja me numër të Librezës sportive  1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  12, në procedure të pezullimit  nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017 , në mungesë të  fakteve – provave;
LIROHET
Nga  procedura e pezullimit dhe së i njëjti  ka të drejtë loje  për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
 
 
FATMIR  REXHA; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja më numër të librezës sportive  871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë  05.04.2017 në mungesë të provave – fakteve ;
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
VILDAN  GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja  me numër të librezës sportive  702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  20, në procedure të pezullimit  nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017, në mungesë të provave – fakteve;
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
KF ”LLAPI” nga Podujeva në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në  organizimin e ndeshjes  (hedhje e flakadanëve gjatë zhvillimit të ndeshjes, fyerje dhe sharje  në kor, hedhje e gurëve pas përfundimit të takimit drejtuar ekipit mysafir) në ndeshjen  gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: LLAPI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe incizimi televiziv  nga ndeshja ku shihen skenat e apostrofuara)
DENOHET
Me zhvillimin e; 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës  në fushën e vet në cilësi të nikoqirit pa praninë e spektatorëve , të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1  pika 2
 
 
BEKIM  XANI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit”DRENICA”nga Skenderaj i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër 169, në procedure të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave  për largim nga pankina  ( kundërshtim në vendimet e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXVII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – DRITA e zhvilluar në  stadiumin ”Bajram Aliu”në Skenderaj (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VËREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
VETON  DOLI; trajner në klubin e futbollit ”VËLLAZNIMI” nga Gjakova  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  223, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të  Garave, për sjellje  josportive gjatë gjithë ndeshjes  drejtuar asistentit të parë Erduan Baliqi  në ndeshjen e javës së; XXIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore  VËREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KF ”BALLKANI” nga Suhareka, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor nën dyshime në tentim të kurdisjes së ndeshjes së javës së; XVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ  SADIKU – BALLKANI e zhvilluar në Prishtinë, në mungesë të provave – fakteve ;
LIROHET
Nga procedura  disiplinore dhe i njëjti mund të zhvillojë aktivitetin garues të ndeshjeve në rrjedhë normale në kuadër të garave të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  për kampionatin në rrjedhë 2016 – 2017.
 
 
FLORIM  KRYEZIU; kryetar në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka  në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor 12.04.2017 në mungesë të fakteve – provave lidhur me rastin;
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti mund të vazhdojë aktivitetin e tij në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
GEZIM  HASI; kryetrajner në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka  në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor datë 12.04.2017 (shkelje e kodit sportiv) lidhur me ndeshjen e përfolur në tentim të kurdisjes së rezultatit: RAMIZ  SADIKU – BALLKANI  e zhvilluar në Prishtinë (raportet plotësuese  dhe deklaratat e kërkuara)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 4 ( katër ) muaj për të gjitha  ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  5.
 
 
ARTAN  XHAQKAJ; lojtar i klubit të futbollit “KIKA”nga Hogoshti me numër të librezës sportive  720/9 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 ,në procedurë të inicimit disiplinor nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA –LEPENCI e zhvilluar në Hogosht (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë l;oje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ZEIDI  SERMAXHAJ;  kryetrajner në klubin e futbollit “KIKA”nga Hogoshti, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (reagim në vendimet e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – LEPENCI , e zhvilluar në  Hogosht (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1
 
 
FESTIM  MEQAJ; lojtar i klubit të futbollit” ARBËRIA”nga Dobraja  me numër të librezës sportive  1440/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 12, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së  XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI (K ) – ARBERIA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  nga ndeshja );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
FITIM HOXHA; lojtar I klubit të futbollit”KIKA” nga Hogoshti me numër të librezës sportive  11515 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANA – KIKA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve  dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARDIT  SHALA; lojtar i klubit të futbollit”LLAPI”nga Podujeva me numër të librezës sportive  3161 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  14, në procedure të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës  së XIV të kategorisë së juniorëve; DRITA – LLAPI e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë  loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ne bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
DJELLON DRAGUSHA; lojtar i klubit të futbollit ”PRISHTINA” nga Prishtina me numër të librezës sportive  1755 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 77, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (shkelmim në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XXI-të të ndeshjes për kategorinë e juniorëve; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja);
DENOHET
Me ndalesë loje për;4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të  organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
FATLUM  LLESHI; lojtar i klubit të futbollit”VËLLAZNIMI” nga Gjakova me numër të librezës sportive  510/Gjk dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 97, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të  Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XXI-të të kategorisë së juniorëve;  2 KORRIKU – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
DINOR  BALLOVCI; lojtar i klubit  të futbollit”2 KORRIKU” nga Prishtina me numër të librezës sportive  1416 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  25, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar )  në ndeshjen e javës së; XXI-të  për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtareve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
EGZON  PISHTANI; Lojtar i klubit të futbollit “ILIRIA”nga Vragoci me numër të librezës sportive  11686 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  9  në procedure të iniciuar nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUSHKAJA – ILIRIA  e zhvilluar në Dushkajë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
AGRON  KOLA; lojtar i klubit të futbollit ”DUKAGJINI” nga Novosella e Gjakovës me numër të librezës sportive  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  12, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së  XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RILINDJA  E  KOSOVES – DUKAGJINI e zhvilluar në Gjakovë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARDI  KRASNIQI; lojtar i klubit  të futbollit ”BESA” nga Peja , më numër të librezës sportive  1819/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  14, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XX-të të Ligës së juniorëve; HAJVALIA – BESA e zhvilluar në Kizhnicë (raportet e zyrtarëve dhe  deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje  për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
MALSOR  AJETI; lojtar i klubit  të futbollit” HAJVALIA”nga Hajvalia, me numër të librezës sportive  694 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XX-të të kategorisë së juniorëve;  HAJVALIA – BESA e zhvilluar në Kizhnicë  (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë loje për;3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – gjegjësisht nga data e pranimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 26.04.2017
Kryetari; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.