28 prill, 2017 – Kryesuesja e renditjes në Vala Superligë,  Trepça ’89, sot, ka shënuar fitoren e radhës. Skuadra mitrovicase e ka mposhtur skuadrën e fundit në renditje, Hajvalinë, në Kizhnicë, me rezultat bindës, 3:0. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 26-të, kur Florent Hasani shënoi në portën e zbrazët pas harkimit të Arbër Potokut. Me këtë epërsi të ngushtë të Trepçës’89 u përmbyll pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola nga udhëtuesit. Epërsinë në 2:0 e shtoi Oto John në minutën e 62-të, derisa dhjetë minuta më vonë rezultatin përfundimtar e vulosi Fiton Hajdari. Pas kësaj fitoreje Trepça’89 arrin në kuotën e 68 pikëve.