30 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Vala Superligë, ku në dy ndeshje fituan vendasit, derisa në një sfidë trepikëshit iu gëzuan mysafirët. Prishtina arriti të shënojë fitore si mysafire në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, duke e mposhtur Besën, me rezultat 2:1, ndonëse ndeshjen e përfundoi me dy lojtarë më pak pas ndëshkimit me kartonë të kuq. Kësisoj, Prishtina ruan shpresat në garën për titull ku mban pozitën e dytë me 8 pikë më pak se Trepça’89. Ganezi Basit Khalid ka shënuar të dy golat në fitoren e Prishtinës, në minutën e 7-të dhe 28-të, kurse golin e vetëm për pejanët e realizoi Kastriot Rexha në minutën e 86-të. Kryeqytetasit në këtë takim nga minuta e 51-të luajtën më një lojtarë me pak pasi u përjashtua Liridon Leci, derisa në minutat e lojës shtesë mbeti edhe pa mbrojtësin Armend Dallku, i cili po ashtu u largua nga loja me karton të kuq. Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë në duel me Ferizajn, me rezultat 2:1. Haliti në minutën e 43-të realizoi për gjilanasit, kurse mysafirët në lojë i riktheu Ristovski në minutën e 58-të. Megjithatë, fitoren e madhe gjilanasve ua siguroi Përparim Livoreka, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në pozitën e nëntë me 25 pikë, një më shumë së Ferizaj që tani bie në pozitën e dhjetë. Ndërkaq fitore si vendase ka shënuar edhe Trepça e cila e ka mposhtur Drenicën, po ashtu me rezultat 2:1. Mysafirët kaluan t parët në epërsi me golin e Ukës në minutën e 39-të, por mitrovicasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Enis Zabërxha në minutën e 56-të dhe Ergyn Ahmeti në minutën e 77-të.
 
Vala Superliga
Hajvalia – Trepça’89 0:3
Gjilani – Feronikeli 1:0
Llapi – Liria 2:0
Besa – Prishtina 1:2
Drita – Ferizaj 2:1
Trepça – Drenica 2:1
 
Liga e Parë
Dukagjini – Flmamurtari 1:0
Vitia – Vushtrria 3:1
Kosova (P) – Vëllaznimi 1:3
Deçani – KEK-u 2:4
Vllaznia – Istogu 1:0
Rahoveci – Ballkani 1:0
2 Korriku – Ramiz Sadiku 1:1
Fushë Kosova – Ulpiana 5:0
 
 
Liga e Dytë – Grupi A
Uv Malisheva – Përparimi 2:0
Gryka – Ratkoci 4:0
Luftëtari – Leshani 2:1
Dukagjini – Lugu i Baranit 1:2
Australia – Onix Banje 1:0
Dushkaja – Opoja, nesër
Behari – Besa 2:0
Rilindja e Kosovës – Iliria 5:1
 
Grupi B
Minatori – Kika 0:1
Kaolini – Kastrioti
Arbëria – 18 Korriku 4:1
Dardana – Lepenci 2:2
Xërxa – Bashkimi (K) 0:1
Bashkimi Gj – Galaksia, nesër
Vjosa – Tefik Çanga 1:1
 
Superliga Juniorët
Liria – Llapi 2:2
Vëllaznimi – Flamurtari, nesër
Trepça’89 – KEK-u, nesër
Drenica – Vushtrria 2:2
Hajvalia – Gjakova 2:1
Feronikeli – Trepça 3:0
Ramiz Sadiku – Besa 2:0
Prishtina – 2 Korriku, nesër
 
Liga 1 Juniorët
Tefik Çanga – Dinamo 3:3
Drita – Fushë Kosova, nesër
Ferizaj – Gjilani 1:0
Rilindja – New Star 4:3
 
Liga e Kadetëve
Drita – Besa 3:1
Liria – Trepça 4:1
Trepça’89 – Drenica 2:0
Hajvalia – Gjilani
Feronikeli – Ferizaj 0:1
Prishtina – Llapi 5:0
 
Femrat
Llapi – Vizioni 4:2
Hajvalia – Dukagjini 4:0
Bazeli 2015 – Kosova P 0:1
Intelektualet – Ulpiana, nesër