30 prill, 2017 – Drenica dhe Mitrovica janë dy skuadrat që e kanë siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës në futsall për edicionin e ardhshëm. Me ndeshjet e xhiros së 16-të që u zhvilluan këtë fundjavë u përmbyll edicioni i garave 2016/17 në Ligën e Parë të Kosovës në futsall, derisa Drenica dhe Mitrovica përfunduan në dy pozitat e para që sigurojnë plasman në një rang më të lart të garave. Në javën e fundit u takuan pikërisht këto dy skuadrat, ku Drenica shënoi fitore me rezultat 6:2, duke dëshmuar se me meritë u shpall kampione e kësaj lige.