Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 29-të KF ‘Liria’ –  KF ‘Drita’, është ndërprerë në min e 90-të, andaj  konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Ndeshja e ndërprerë e javës së 29-të e Vala Superligës së Kosovës  ndërmjet KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të KF “Liria”.
 
Arsyetim
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’ e vlefshme për rrethin e 29-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja KF ‘Liria’ –  KF ‘Drita’ është ndërprerë në minutën e 90-të për shkak të hyrjes së dhunshme në fushë të shikuesve të KF ‘Drita’, eskalimit të trazirave, demolimit të rrethojës, konfrontimit me policinë dhe hyrjes në fushë dhe pengimin e zhvillimit të lojës. Komision i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoj se ekipi  mysafir është shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes, prandaj konform nenit 49 paragrafi 1 të Propozicionit të Garave, lidhur me nenin 58 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF ‘Liria’.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 08.05.2017.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti