12 maj, 2017 – Sot Komisioni për licencimin e klubeve mbajti konferencë për media. Fillimisht, gazetarëve iu drejtua Bajram Shala menaxher për licencimin e klubeve, duke sqaruar procesin e licencimit. Këtë vit sipas Shalës kanë aplikuar 6 klube për licencim dhe nga to janë lecencuar nga komsioni i shkallës së parë Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, ndërsa sipas dokumentacionit nuk kanë arritur t’i përmbushin kriteret Liria dhe Besa. Procesi i licencimit ka nisur para tre muaj e gjysmë, me seminare për licenecim me zyrtarë të klubeve dhe kemi vazhduar tutje. Ky licencim është bërë në bazë të Rregullores për licencimin e klubeve të FFK-së dhe të bazuar në Rregulloren e UEFA-s për licencimin e klubeve. Ndërkaq, kryetari i Komisionit për licencimin e klubeve Naim Havolli, para gazetarëve bëri të dituar edhe njëherë kriteret për licencim me theks të veçantë kriterin financiar që ka rëndësi të madhe e po ashtu të veçantë e konsideron edhe UEFA, që asnjë klub nuk mund të licencohet përderisa nuk i ka përmbushur të gjitha obligmimet ndaj të punësuarëve në klub, lojtarëve si dhe detyrimet ndaj Administratës Tatimore dhe Trustit. Afati kohor është marrë 1 janari 2016 deri 31 dhjetor 2016.  Komsioni me kujdes e ka shikuar dokumentacionin dhe nga deklarimet  vet klubeve për vërtetësinë e tyre, për të cilat marrin vet klubet përgjegjësi, ka marrë vendimin e duhur. Asnjë klub nuk ka të drejt të ndërhyjë në konficidalitetin e klubit tjetër. Klubet kanë të drejtë ankese vetëm në licencën e vet, nëse u është refuzuar, apo nëse në ndonjë rast nga Komisioni i është tërhequr licenca. Anëtari i këtij komisioni z. Jusuf Tortoshi ka thënë se është bërë një punë e madhe, por sipas tij është  zhgënjyes numri i vogël i skuadrave që kanë aplikuar për licencim duke marrë për bazë se tash jemi në UEFA dhe FIFA dhe këtë ditë e kemi pritur gjatë. Gazetarët pyetën edhe rreth deklarateve të KF “Feronkeli” në media se procesi i licencimit ka qenë i shtrembëruar. Me këtë rast, Bajram Shala theksoi se unë si menaxher kam pranuar gjithë dokumenatcionin dhe përdersai klubi deklaron për vërtetësin e tyre si dhe dokumentet tjera që bartin vulën e instucioneve shtetërore, FFK-ja nuk ka pse të mos i besoj edhe për faktin se ne nuk jemi organ hetusie. Procesi i licencimit do t’i nënshtrohet edhe dy auditimeve nga organet e UEFA dhe ne besojmë se çdo gjë është në përputhje me rregulloren për licencim.