Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.05.2017  (ditë e hënë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit  “BESA“ nga Peja   të dates 19.05.2017  e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor  të shkallës së parë datë 17.05.2017, lidhur me dënimin e lojtarit  FISNIK  PAPUQI  me ndalesë loje për  3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe për të njëjtën duke iu  referuar provave shtesë nga ana e pales së ankimuar , konform nenit 111 paragrafi 1 pika  c të Rregullores Disiplinore sjelli këtë;
 
 
V E N D I M
 
NDRYSHON  pjesërisht vëndimin  e Komisionit  Disiplinor të datës  17.05.2017 dhe lojtarit  të klubit të futbollit “BESA“ nga Peja  FISNIK  PAPUQI me numër të librezës sportive  10115 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, i zbritet dënimi prej 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
A r s y e t i m
 
Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, për bazë pati provat e ofruara – faktet, nga ana e palës së ankimuar (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes, incizimin  nga ndeshja e zhvilluar Drenica – Besa, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj, ku lojtari ëshrë ndëshkuar më karton të kuq) dhe nga e njëjta vërtetohet së ekzistojnë  fakte-prova nga incizimi televiziv për zbutje të dënimit për lojtarin e ndëshkuar Fisnik Papuqi. Komisioni për ankesa  në thirrje të  Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 1  pika c, ndryshon pjesërisht vendimin  e shkallës së parë dhe lojtarit  i zbritet dënimi prej 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë.
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë  kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin kohor prej  15  diteve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data  e pranimit të tij.
 
 
Prishtinë, datë 22.05.2017
Kryetari,  AFRIM  PREKAZI  d.v.