Castlebar- Republika e Irlandës, 25  maj  2017 –  Prej ndeshjes në ndeshje futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17 kanë luajtur mirë e më mirë. Madje në ndeshjen e sotme kundër Irlandës Veriore djemtë e Kosovës me fitoren 4:0 e që ka mundur shumë herë të jetë më e thellë kanë luajtur valsin vjenez në fushën e gjelbër. Prej fillimit të ndeshjes një mbizotërim i plotë i Kombëtares së Kosovës, ndonëse irlandezët verior kishin paraqitur përbërjen më të mirë duke inkuadruar në lojë, kryesisht lojtarë të pushueshëm. Po kjo nuk u bëri punë sot përballë djelmoshave tanë mjaft të disponuar për lojë dhe të etur për fitore. Kështu që në minutën e 27-të pas një bashkëveprimi të mirë Robert Rrahmani shënoi golin e parë duke hapur kështu serinë e golave. Ndonëse pjesa e parë u përmbyllë vetë me një gol, shikuar rastet Kosova ka mundur të shënojë edhe dy a tri gola. Edhe pjesa e dytë kanë nisur furishëm me kombinime të mira nga ana e futbollistëve të Kombëtares sonë, kështu që kapiteni Bajrush Osmani që ishte edhe promotor i ekipit shënoi golin e dytë për 2:0. Vetëm një minutë më vonë ndaj Armend Gashit ndërhynë në mënyrë të palejueshme mbrojtësi nikoqir dhe gjyqtari kryesor  John Mulroe u hamendësua por ishte asistentja e tij Ann Sweeny që reagoi dhe pastaj Mulroe tregoi pikën e bardhë nga e cila Muhamet Hyseni shtoi epërsinë në 3:0.  Futbollistët e Kosovës për asnjë moment nuk u ndalën e qarkulluan topin jashtëzakonisht mirë duke bashkëvepruar me qetësi dhe për mrekulli dhe në minutën e 57-të Edin Hyseini shënoi golin e katërt (4:0) duke vulosur kështu një fitore të bindëse dhe të madhe. Futbollistët e Kombëtares së Kosovës ashtu si e nisën turneun me fitoren kundër Danimarkës e përmbyllën turneun me fitore kundër Irlandës Veriore dhe të vetmen humbje e pësuan ndaj nikoqirëve, në të cilën ishte bashkëveprues gjyqtari Campbell që haptas u ndihmoi futbollistëve të Republikës së Irlandës
 
Besnik Kollari, përzgjedhës
Ishte një lojë e fortë dhe gjithsesi përveç se jam i kënaqur me rezultat dhe fitore bindëse jam i kënaqur dhe me paraqitjen e futbollistëve, të cilët në këtë ndeshje bashkëvepruan me maturi dhe për mrekulli. Ruajtën brenda vetes qetësinë si dhe kurorëzuan rastet edhe pse kishim sot shumë raste shënimi. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen në turne, por duhet të themi sa na mbetet shumë për të punuar në të ardhmen. Ne do të analizojmë të gjitha ndeshjet dhe të nxjerrim konkluzionet pas kësaj.
 
Bajrush Osmani, kapiten
Jam shumë i lumtur për këtë fitore: Po ashtu jam gëzuar që shënova gol dhe u ndihmova shokëve si kapiten. Mendoj se nuk është paraqitje e dobët me dy fitore dhe një humbje. Por, kjo duhet të na jap kurajë që të punojmë edhe më shumë.
 
 
Robert  Rrahmani, futbollist
Tejet jam i lumtur që hapa serinë e golave në këtë ndeshje, por mbi të gjitha me gëzoi fitorja sepse bashkë me shtabin teknik kemi  punuar shumë për të arritur këtë.
 
 
 
Muhamet Hyseni, futbollist
Me gëzoi fitorja sikur që jam  i lumtur edhe me faktin që kisha i saktë në shënimin e golit nga pika e bardhë. Mendoj se sot kemi luajtur lojën më të mirë duke marrë për bazë jo vetëm rezultatin por dhe lojën kolektive që bëmë.
 
 
Edin Hyseni, futbollist
Ishte një fitore e merituar për të cilën punuam mjaft shumë. Sot besoj se të gjithë i kemi kryer  detyrat ashtu siç na ka i para0shtruar trajneri dhe kjo dh rezultatin e duhur. Dy fitore dhe një humbje edhe atë me ndihmën e gjyqtarit janë një bilanc i mirë i këtij tuneu.
 
 
 
Irlanda Veriore – Kosova  0:4  (0:1)
Stadiumi: United park – Westport
Shikues:  disa  qindra
Gjyqtarë: J. Mulroe, K. Cox, A.. Sweeney e M. Moran.
Shënues:  Rrahmani (27’),  Osmani(52;), M. Hyseni(54 pen) e E. Hyseini(57) p;r Kos.
Irlanda Veriore: Pengelly,  Bell. Corrigan, Farelly, Ferris, Galbfraith, Bermingham, Brown(McClelland), McGivern(Smith), Storey(Willis) e Ouldhamet(Anderson).
Kosova:  Ahmetaj, Salihu, Musa,  Osmani(Morina) Gashi(Aliu), E. Hyseini, Rahmani(F. Hysenaj), Olluri, M. Hyseni(Prapashtica), Demolli e Tolaj(Shabani).