25 maj, 2017 – Kombëtarja e Kosovës U-21 ka mbajtur grumbullim treditor në kuadër të përgatitjeve dhe përzgjedhjes së futbollistëve për ndeshjen e radhës në kualifikimet për Evropian, të cilën do ta zhvillojë më 12 qershor kundër Norvegjisë. Ekspedita e Kombëtares U-21 ka qenë për tri ditë e akomoduar në hotel ‘Internacional Prishtina’, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica kanë pasur mundësinë të punojnë me futbollistët në fushën me bari sintetik në Ferizaj. Ndërkohë, sot, Kosova U21 e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me Flamurtarin, skuadër kjo e cila para pak ditësh e festoi rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Djelmoshat e Prekazit e fituan këtë ndeshje testuese me shifrat 2:1, megjithëse rezultati ishte në plan të dytë, pasi të dy trajnerët i provuan të gjithë futbollistët. Pas përmbylljes së këtij grumbullimi përzgjedhësi Rafet Prekazi u shpreh se në këtë tubim ishin të ftuar edhe 12 futbollistë të cilët luajnë jashtë vendit e që më parë nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve. Ai ka thënë se dyert e Kombëtares janë të hapura për çdo futbollist që shpreh interesim për ta provuar veten dhe më pas në bazë të paraqitjeve që do të kenë edhe do të bëhet përzgjedhja ose jo e tyre. Prekazi ka thënë se ardhja dhe provimi i sa më shumë futbollistëve e rrit konkurrencën dhe cilësinë në Kombëtaren U-21.
Ndërkohë, Kombëtarja U-21 do t’i mbajë edhe katër stërvitje tjera në datat 30, 31 maj dhe 1 e 2 qershor në Ferizaj, para se të grumbullohet më 5 qershor për ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Norvegjisë, e cila zhvillohet në Dramen.
Lista e futbollistëve që ishin pjesë e këtij grumbullimi
Shkodran Zeqiri (Carl Zeiss Jena)
Arlind Shoshi (Carl Zeiss Jena)
Blendi Idrizi (Koeln)
Edison Mazreku (Werder Bremen)
Enis Bytyqi (Werder Bremen)
Patris Gjocaj (Borussia Fulda)
Jahir Memaj (Paderborn 07)
Malsor Ajeti (Porto)
Agon Arifi (Bochum)
Edonis Asani (Solothurn)
Adenis Shala (Hajduk)
Granit Merovci (Kvik Halden)
Rron Statovci (Llapi)
Drin Lladrovci (Feronikeli)
Albert Peci (Trepça’89)
Kreshnik Nebihu (Drenica)
Muharrem Jashari (Trepça’89)
Landrit Rama (2 Korriku)
Agon Xhaka (Prishtina)
Kushtrim Shabani (Prishtina)
Visar Bekaj (Prishtina)
Ardit Nika (Prishtina)
Betim Halimi (Drita)
Afrim Thaqi (Skedsmo)